Për 18 muaj 39 persona u ekstraduan nga vendet tjera në Kosovë

Për 18 muaj 39 persona u ekstraduan nga vendet tjera në Kosovë

Gjatë vitit 2020 e deri në qershor të vitit 2021 janë ekstraduar 39 persona nga shtetet e huaja për në Republikën e Kosovës, me qëllim të zhvillimit të procedura penale, apo me qëllim që ndaj tyre të ekzekutohet dënimi i shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë, të siguruara nga “Betimi për Drejtësi” gjatë vitit 2020 është realizuar ekstradimi i gjithsej 41 personave.

Prej tyre, 23 persona janë ekstraduar nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës me kërkesë te autoriteteve vendore,  kurse 18 persona janë ekstraduar nga Republika e Kosovës për në shtetet kërkuese.

Ndërsa, në 6 mujorin e parë të vitit 2021 është realizuar ekstradimi i gjithsej 26  personave. Prej tyre, 16 persona janë ekstraduar nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës me kërkesë te autoriteteve vendore,  kurse 10 persona janë ekstraduar nga Republika e Kosovës për në shtetet kërkuese.

Ekstradimi bazuar në rregullat ndërkombëtare realizohet kur një person kryen një vepër penale në një shtet të caktuar dhe gjatë procedurës penale, apo pas caktimit të dënimit, largohet në një shtet tjetër me qëllim shmangien e dënimit.


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi