12:57 / 23.07.2021
Gjendja e rrugëve në Maqedoni të Veriut
Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata, transmeton Telegrafi.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.























