Arrestohet një person në Shkup, kapet duke vjedhur
BKT
Rajoni dhe Bota

Arrestohet një person në Shkup, kapet duke vjedhur

Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së, njofton se mëngjesin e sotëm një i ri nga Shkupi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një objekt nën pronësi të EVN-Maqedoni, transmeton Alsat.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:15 në një nga barakat në Qendër, nën pronësi të kompanisë EVN. MPB njofton se 24-vjeçari XH.H. nga Shkupi është privuar nga liria dhe se kundër tij po përgatitet padi për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota