Maqedoni e Veriut, rreth 40 minuta pritje në Tabanoc
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedoni e Veriut, rreth 40 minuta pritje në Tabanoc

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni të Veriut, po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata, transmeton Telegrafi.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa për shkak të dendësisë së automjeteve në vendkalimin kufitar në Tabaoc, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota