14:33 / 28.07.2021
Deçanit i ndahen 150 mijë euro për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 150 mijë eurove për projektin rehabilitim i rrjetit të ujësjellësit në komunën e Deçanit në përputhje me marrëveshjet e nënshkruar nga MAPL dhe komuna.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, tha se duke marrë parasysh gjendjen e rënduar në Deçan ka nënshkruar marrëveshje për financim të këtij projekti në vlerë prej 150 mijë euro.























