11:36 / 29.07.2021
Zjarr në fshatin Bubavec të Malishevës
Stacioni policor në Malishevë është njoftuar për një zjarr në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës, ku është vërejtur se një mjet bujqësor (traktor) me rimorkio dhe i ngarkuar me ushqim bagëtish ishte i përfshirë nga zjarri, transmeton Telegrafi.
Rasti është raportuar sot rreth orës 09:00, ndërkaq përveç dëmeve materiale lëndime në njerëz nuk ka.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e zjarrfikëseve dhe patrulla policore ku është vërejtur se një mjet bujqësor (Traktor) me rimorkio dhe i ngarkuar me ushqim bagëtish ishte i përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arritur që zjarrin ta lokalizojnë, por nga zjarri është djegur në tërësi ushqimi i bagëtive dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në traktor dhe rimorkio”, thuhet në njoftim.























