Abdixhiku për kandidaturën e Halimit për Ferizajn: Ndër më të dashurat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për kandidaturën e Sibel Halimit nga partia e tij për kryetare të komunës së Ferizajt.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se kandidatura e Halimit është ndër më të dashurat dhe më domëthënëset për LDK-në.
“Një ndër kanditaturat më të dashura e domethënëse tona ështe kjo e Sibelit. Një sociologe e dalluar, doktorante në Departamentin e Sociologjisë, aktiviste e të drejtave të njeriut, nënë e përkushtuar, bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, Sibel Halimi është një grua që merr përsipër me plot bindje e përkushtim garën tonë në Ferizaj. Në qytetin e njerëzve punëtorë, e mundësive për zhvillim, në qytetin e jetës e gjallërisë, Sibeli do të ndërtojë një ekipë sa profesionale aq edhe të përkushtuar për të transformuar rrënjësisht qytetin aty”, ka shkruar ai.
Madje sipas Abdixhikut, Halimi është profile i një veprimtareje me të cilën do të ndërohet dekada e ardhshme politike e LDK-së.
Postimi i plotë:
Sibel Halimi është kandidatja jonë për Ferizaj!
Një ndër kanditaturat më të dashura e domethënëse tona ështe kjo e Sibelit. Një sociologe e dalluar, doktorante në Departamentin e Sociologjisë, aktiviste e të drejtave të njeriut, nënë e përkushtuar, bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, Sibel Halimi është një grua që merr përsipër me plot bindje e përkushtim garën tonë në Ferizaj. Në qytetin e njerëzve punëtorë, e mundësive për zhvillim, në qytetin e jetës e gjallërisë, Sibeli do të ndërtojë një ekipë sa profesionale aq edhe të përkushtuar për të transformuar rrënjësisht qytetin aty.
Sibeli do të jetë model për shumë vajza të reja që ëndërrojnë një ditë jetën në shërbim të vendit. Do të jetë zë i grave, i drejtësisë e barazisë. Përvoja e gjatë e saj në këtë drejtim është garancë e fortë për këtë qëndrim. Ata që kanë patur rastin të punojnë me të – përfshirë dhe mua e kolegët në LDK – ndjehen të përmbyshur me një angazhim të saj sa njerëzor e aq edhe përmbajtësor.
Falenderoj degën e LDK-së në Ferizaj për këtë propozim. Do ta mbështes me plot vullnet të njëjtin në Kryesi. Sibel Halimi është pikërisht profili i një veprimtareje të LDK-së me të cilën do ta ndërtojmë dekadën tonë të ardhshme politike.
Të priftë e mbara Sibel!.























