Një këmbësor në Shkup humb jetën pasi goditet nga një veturë

Një këmbësor në Shkup humb jetën pasi goditet nga një veturë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot rreth orës 1 pas mesnatës në rrugën “Alija Avdoviq” në Shkup, automjeti ka goditur këmbësorin A.A, transmeton Telegrafi.

Këmbësori është dërguar në spitalin “Nëna Tereza” dhe më pas ka humbur jetën.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Shkup.

Po punohet në zbardhjen e rastit.