Pendarovski nënshkruan Ligjin për shtetësi

Pendarovski nënshkruan Ligjin për shtetësi

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dekretoi ndryshimet në Ligjin për shtetësi të cilin dje e votuan deputetët e Kuvendit.

Me këto ndryshimet duhet të zgjidhet problemi në afat prej gjashtë muajve, ndërsa procedura të përfundojë për tre vite.

Përgjigje pozitive do të vijojë për ata që do të dorëzojnë dokument që dëshmohet se kanë jetuar në Maqedoni që nga pavarësia e shtetit. Dokumenti mund të jetë certifikatë lindje, dëftesë, faturë të paguar, tatim të paguar, letërnjoftim ose pasaportë të Jugosllavisë, librezë shëndetësore ose raport për mjekim, fletpronësi etj.

Pendarovski po ashtu tha se nuk do të nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku listave të pavarura u kërkohet të mbledhin nënshkrime prej 2% të votuesve në komunë. Pendarovski kërkon përmirësime në këtë ligj dhe se nëse nuk ka nuk do të dekretojë.