Arsenali kontakton me Lautaro Martinezin

Arsenali kontakton me Lautaro Martinezin

Po ashtu, edhe skuadra e Tottenham e sheh argjentinasin si zëvendësues ideal të Harry Kane.

Skuadra londineze Arsenal ka kontaktuar me Interin për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për sulmuesin Lautaro Martinez, raporton “The Athletic”.

“Topçinjtë” janë të interesuar që të nënshkruajnë me sulmuesin argjentinas, por transferimi i tij varet edhe nga shitja e disa lojtarëve në skuadër, ku pritet që Alexandre Lacazette të largohet.

Po ashtu, rivali londinez i Arsenalit, skuadra e Tottenham Hotspur ka shprehur interesim në sulmuesin 23 vjeçar, pasi që e shohin atë si zëvendësim ideal të Harry Kane nëse ky i fundit largohet nga Tottenham.

Sezonin që lamë pas, Lautaro Martinez ka bërë 48 paraqitje në të gjitha garat për Interin, duke regjistruar 19 gola dhe 11 asistime mbi emrin e tij.