Shoqata Kaçaniku e angazhuar në projekte me interes të komunitetit
BKT
   Komunat

Shoqata Kaçaniku e angazhuar në projekte me interes të komunitetit

Ka disa vite që Shoqata Kaçaniku në programin e vet ka ngritur një koncept të ri që bazohet në realizimin apo mbështetjen e projekteve që shkojnë në dobi të qyterarëve kaçanikas dhe përmirësojnë gjendjen në sektorët ku reailzohen këto projekte.

Viteve të fundit kjo shoqatë ka mbështetë disa projekte të organizatave në Kaçanik siç janë: Teatri në themelim i Qytetit në Kaçanik me 2000€; Organizatën për Mbrojtjen e Mjedisit "Gjethi" me 500€; Discoveri lab në projektin për renovimin e lokave të punës në Shtëpinë e Kulturës me 1000€; BONEVET-in në projektin për prodhimin e mburojave (maskave) anticovid me 2000€; HANDIKOS-sin e Kaçanikut në projektin e tyre për hapjen e punëtorisë për prodhimin e shamponëve me 2000€, si dhe disa projekte të mëhershme që kanë të bëjnë me familje me nevoja të veçanta.

Për sivjet kemi planifikuar të realizojmë një projekt që ka të bëjë me ndërtimin e një parku që do të quhet "Parku i Gurit të Shpuem". Quhet kështu sepse do të ngritet mbi Gurin e Shpuem. Kjo pjesë e qytetit ku do të ngritet ky park përveç atraktivitetit që ka, është me rëndësi kulturore dhe me vlera historike sepse në këtë hapësirë gjenden edhe themelet e Kështjellës e cila supozohet të jetë ndërtuar në kohën e Bizantit të vonshëm.

Të gjitha këto projekte që i përmendëm këtu, dhe ato që nuk i përmendëm, nuk do të ishin realizuar asnjëherë pa kontributin e çmuar të anëtarëve të zellshëm të Shoqatës Kaçaniku që vit pas viti asnjëherë nuk u lodhën së ndihmuari shoqatën dhe përmes saj edhe vendlindjen e tyre.


MË SHUME NGA    Komunat