Dy shpërthime të zjarrit brenda pak orëve në rajonin e Prizrenit
BKT
   Komunat

Dy shpërthime të zjarrit brenda pak orëve në rajonin e Prizrenit

Të shumta janë rastet e raportimeve për zjarr gjatë ditëve të fundit.

Brenda disa orëve dje në Prizren janë raportuar dy raste të incidenteve të zjarrit në ambiente të ndryshme.

Njëri nga to është raportuar në fshatin Studençan të Suharekës, ndërsa një tjetër në fshatin Pllanje të Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Studencan, Suharekë, 01.08.2021 – 13:20. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri 200 hektar fushë dhe një pjesë e malit. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka duke punuar për të shuar zjarrin.

Fsh. Pllanjane, Prizren, 01.08.2021 – 16:40. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri shkurret dhe pishat. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka punuar për të shuar zjarrin


MË SHUME NGA    Komunat