12:57 / 04.08.2021
Ilazi dhe Rexha kërkojnë që uji i pijes të mos keqpërdoret
Sot kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi është takuar me shefin e Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e ujit “Bifurkacioni“- njësia Kaçanik Samedin Rexha.
Në këtë takim është diskutuar që furnizimi me ujë në këtë kohë të jetë sa më i mirë, kur dihet se kërkesa tani është më e madhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.
U bë apel që edhe nga qytetarët që uji i pijes të shfrytëzohet në mënyrë sa më racionale dhe të mos keqpërdoret.























