Zjarrfikësit heronj, megjithëse me kushte të rënda të punës në nivel detyre
BKT
   Komunat

Zjarrfikësit heronj, megjithëse me kushte të rënda të punës në nivel detyre

Vendi që disa ditë është duke u përballur me zjarre, të cilave u kanë kontribuar edhe temperaturat e larta si dhe djegia e sipërfaqeve hamullore.

Me gjithë kushtet e rënda të punës, zjarrfikësit këto ditë kanë bërë maksimumin në shuarjen e zjarreve.

“Ky zjarrfikës, shuan etjen e tij, pas shuarjes së zjarrit, ndërsa shihet edhe i përgjakur gjatë luftës së tij me zjarret.

Kjo foto është bërë në Lladrovc, në pasditen e djeshme, përderisa zjarrfikësit e Malishevës, përballen me zjarret dhe kjo është përditshmëria e tyre në punë, pa orar, 24 orë në ditë në shërbim”, thuhet në postimin e komunës së Malishevës.


Edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka publikuar një fotografi në Facebook ku bën të ditur se zjarrfikës nga ky qytet kanë shkuar në malet e Rugovës, për të ju ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

“Ekipi e Zjarrfikësve nga Kamenica, po qëndron në malet e Rugovës, për të ju ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Mefa bashkë me kolegët e tij, po bëjnë punë të jashtëzakonshme.

Faleminderit për kontributin që jepni vazhdimisht!”, shkruan Kastrati. /Telegrafi/


MË SHUME NGA    Komunat