16:11 / 05.08.2021
Aksident i rëndë në Podujevë, lëndohen pesë persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në perferi të qytetit të Podujevës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa është dashur ndërhyrja e ekipeve mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Podujevë-Kërpimeh, saktësisht në fshatin Peran.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe zyrtarë policor, ndërsa mësohet se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë. /Gazeta Blic.























