RMV, Nga 416.614 të vaksinuar me dy doza, 167 janë infektuar me Covid-19
BKT
Rajoni dhe Bota

RMV, Nga 416.614 të vaksinuar me dy doza, 167 janë infektuar me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, informon se nga 416,614 persona të cilët janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër Covid-19, gjithsej 167 janë infektuar 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, transmeton Telegrafi.

Nga MSH thonë se vetëm 11 prej tyre janë hospitalizuar, duke shtuar se ky është tregues se numri i të infektuarve pas vaksinimit është shumë i vogël, dhe konfirmon se vaksina është e dobishme dhe është mënyra e vetme për të ndryshuar imazhin e pandemisë.

“Sipas analizës së fundit nga 1 deri më 31 korrik, janë regjistruar gjithsej 809 raste të testeve pozitive për Kovid 19. Nga tyre, 82 persona janë infektuar më shumë se 14 ditë pas vaksinimit me dozën e dytë. Kjo tregon faktin se vaksina është efektive vetëm kur jepen dy doza dhe kur kanë kaluar më shumë se 14 ditë nga marrja e dozës së dytë”, thonë nga MSH.

Prej atje theksojnë se vetëm 10 përqind e të gjitha rasteve aktive në korrik u infektuan me Covid pas marrjes së dozës së dytë.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota