16:05 / 07.08.2021
Brazili është kampion olimpik i futbollit
Brazili ka dalur se është më i fortë se Spanja në futbolli në Tokio ku janë duke u zhvilluar Lojërat Olimpike.
Brazilianët kanë fituar me rezultat 2-1, duke marrë kështu Medaljen e Artë.
Brazili kaloi në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë me golin e Matheus Cunha. Paraprakisht, në minutën e 38-të, Richarlison e ka humbur penalltinë.
Ka qenë minuta e 61-të kur Spanja e ka barazuar me golin e Mikel Oyarzabal.
Me këtë rezultat ka përfunduar edhe koha prej nëntëdhjetë minutash.
Në vazhdime, në minutën e 108-të, Malcom e ka gjetur golin, duke i dhënë Brazilit edhe fitoren.























