11:15 / 08.08.2021
Livoç i Epërm, kaplohet nga zjarri një deponi
Të shtunën në fshatin Livoç të Epërm të Gjilanit është raportuar për një zjarr në një deponi.
“Është raportuar për një zjarr në Deponinë e cila gjendet rreth një kilometër në afërsi të fshatit të lartcekur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësit i zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin”.























