Kisha nuk mund të përshpejtojë vaksinimin në Rumani
BKT
Rajoni dhe Bota

Kisha nuk mund të përshpejtojë vaksinimin në Rumani

Fushata rreth vaksinimit kundër Covid-19 në Rumani u vonua dhe në fillim të muajit gusht mezi ¼ nga rumunët janë krejtësisht të imunizuar.

Mjaft i vështirë është procesi në zonat rurale. Autoritetet në Bukuresht po mundohen të tërheqin kishën ortodokse të përkrahë vaksinimin, për shkak të valës së katërt të pritur të pandemisë, shkruan Politico. Por, Patriarku 70-vjeçar Daniel  është i përmbajtur rreth temës, kurse shumë priftërinj madje janë kundërshtarë të vaksinimit. Skeptikët në vend në lidhje me vaksinat janë shumicë - pothuajse 59% nga popullsia, tregon një studim i Eurofund nga muaji maj. Autoritetet duhej të mbyllnin pjesën më të madhe të qendrave të vaksinimit për shkak të mungesës së vullnetarëve dhe t’i shisnin 1,17 milionë doza vaksina Danimarkës dhe 1 milionë doza Irlandës. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota