Messi ende në Barcelonë, kontrata me PSG-në jo e lehtë
BKT
Sport

Messi ende në Barcelonë, kontrata me PSG-në jo e lehtë

Një ditë pas lamtumirës së tij emocionale nga Barcelona nëpërmjet një konferencë në për shtyp, Lionel Messi vazhdon të qëndrojë në kryeqendrën e Katalunjës, në shtëpinë e tij, në Castelldefels.

Edhe pse në Paris njerëzit kanë dalë në aeroport për ta pritur, duke pasur parasysh që nënshkrimi i tij me Paris Saint-Germain është marrë si i mirëqenë edhe vetë klubit francez, ende nuk ka një “ok” të plotë nga ana e lojtarit.

Është e vërtetë që nga ambienti i Messit pranohet se oferta e PSG-së ka mbërritur që të dielën, sidoqoftë, Messi ende po e analizon dhe rishikon kushtet e propozimit të bërë nga PSG, sepse ka aspekte që duhen parë me lupë.

Një nga aspektet është paga e tij, pasi shumat që kanë qarkulluar nuk janë të sakta. Nga ana tjetër, duhen vënë pikat mbi “i” edhe për të drejtat e imazhit, që te Barcelona Messi i menaxhonte vetë. Ka edhe diçka tjetër, që, për moment, kërcet: Leo vesh Adidas, ndërsa furnizuesi i veshjeve sportive për PSG-në është Nike.

Leo nuk do të udhëtojë derisa babai dhe avokatët e tij të japin “ok”-in për kontratën me PSG-në.

Ndoshta ky proces mund të kërkojë disa ditë, edhe pse PSG mezi po pret të zyrtarizojë lojtarin më të madh, ndoshta të historisë.