Greqi, një zjarr jashtë kontrolli shumë pranë qytetit Istiea
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqi, një zjarr jashtë kontrolli shumë pranë qytetit Istiea

Një zjarr jashtë kontrollit në Evian Veriore është në një distancë shumë të afërt me qytetin e Istiea, ndërkohë që të gjithë janë në pritje të një avioni zjarrfikës, ndërkohë që tymi i dendur ka mbuluar qytetin.

Pak kohë më parë në fshatin Galatsona pati një rindezje zjarresh, që u përhapën me shpejtësi dhe morën përmasa të pakontrollueshme që nuk mund të ndaloheshin nga zjarrfikësit.

Ndërkohë, fronti i zjarrit në Asmini është më i rrezikshëm dhe po shkon drejt fshatrave.

Makineritë e mëdha bujqësore të rajonit po ndërtojnë pengesa natyrore për të ndaluar zjarrin në fshatin Kamatriades.

Fronti i zjarrit në fshatin Avgaria u rindez pas mesditës dhe ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa erërat janë shtuar dhe është shumë e vështirë për zjarrfikësit që të kenë qasje në të./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota