19:18 / 09.08.2021
Projektohet rikthimi në Serie A pas 7 vitesh, ky klub italian e do Mustafin
Shkodran Mustafi është pa ekip prej 1 korrikut, datë kur i përfundoi kontrata me gjermanët e Schalke 04.
Mbrojtësi nga Gostivari, i cili u shpall kampion bote me Gjermaninë në Brazil 2014, është afër rikthimit në Serie A.
29-vjeçari mbajti veshur fanellën e Sampdorias kohë më parë (janar 2012-gusht 2014), ndërsa tani e kërkon Genoa, skuadra tjetër e qytetit, njëkohësisht edhe klubit më i vjetër i futbollit italian.
Sky Sport shkruan se drejtuesit e Genoas po negociojnë me agjentin e lojtarit defensiv. Mustafi ka luajtur më parë edhe me Valencian dhe Arsenalin.























