UEFA ndalon tifozët mysafirë në ndeshjet e shtatorit
BKT
Sport

UEFA ndalon tifozët mysafirë në ndeshjet e shtatorit

UEFA ka njoftuar se tifozët mysafirë s’do të lejohen në stadiume në ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2022.

Në një letër të përbashkët të UEFA-s dhe FIFA-s dërguar Federatave Kombëtare, thuhet se për shkak të pandemisë dhe rritjes së rasteve në Evropë me COVID-19 tifozët mysafirë s’do të lejohen të përkrahin kombëtaret e tyre

“Ne jemi duke monitoruar nga afër evolucionin e pandemisë në Evropë përpara ndeshjeve paraprake të UEFA -s për Kupën e Botës FIFA 2022 që do të zhvillohen në shtator. Për shkak të rritjeve të fundit të COVID-19 në Evropë të kombinuara me numrin e madh të ndeshjeve që do të luhen gjatë shtatorit, është rënë dakord të zbatohet e njëjta qasje siç u vendos nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s më 14 qershor 2021” – thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Kujtojmë se Kosova i luan tri ndeshje në shtator. Fillimisht i shkon Gjeorgjisë më 2 shtator, pastaj e pret Greqinë më 5 shtator dhe tri ditë më vonë Spanja zbret në “Fadil Vokrri”.