Bodo/Glimt – Prishtina, formacionet zyrtare
BKT
Sport

Bodo/Glimt – Prishtina, formacionet zyrtare

Sot zhvillohet ndeshja kthyese në Conference League.

Bodo/Glimt dhe Prishtina do të përballen sot nga ora 18:00 në kuadër të ndeshjes kthyese të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e zhvilluar para një jave në “Fadil Vokrri” pati përfunduar me rezultat 2-1 në të mirë të Prishtinës.

Ekipi kosovar synon të shkruajë historinë dhe të bëhet ekipi i parë që arrin në fazën “Play-Off”, e për ta arritur një gjë të tillë i duhet të paktën një barazim në këtë duel.

Në anën tjetër ekipi norvegjez synon të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë dhe të arrij tutje falë ekseperincës që ka në këto kompeticione.

Bodo/Glimt llogaritet favorit por Prishtina assesi nuk do të dorëzohet dhe do të jap maksimumin për të kaluar tutje.

Formacioni i të dy skuadrave:

Bodo/Glimt: Haikin, Sampsted, Moe, Lode, Bjorkan, Brustad Fet, Berg, Saltnes, Vetlesen, Botheim, Solbakken

Prishtina: Haxho, Krasniqi, Vangjeli, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Krasniqi, Avdyli, Mankenda, John, Kryeziu