Simeone “blindon” mbrojtjen
BKT
Sport

Simeone “blindon” mbrojtjen

Atletico Madrid rinovon me një tjetër mbrojtës. Stefan Savic zgjati dje bashkëpunimin me kampionët e Spanjës deri në verën e vitit2024, teksa sot ka qenë radha e firmës së Jose Maria Gimenez.

Mbrojtësi uruguaian është një nga pikat më të forta të ekipit të Diego Simeones prej vitit 2013. 26-vjeçari ka firmosur sot kontratën e re deri në verën e vitit 2025.

Një lajm që gëzon trajnerin e Atleticos, i cili bllokoi largimin e Gimenez. Lojtari latin kishte oferta nga Premier League, por tashmë do të luajë në “Wanda Metropolitana” edhe katër sezone të tjera.