16:03 / 13.08.2021
Milani i pafat, lëndohet Kessie
Franck Kessie ka pësuar një lëndim para fillimit të sezonit të ri.
Milani ka marrë një lajm të hidhur pasi mesfushori “Rossoner”, Franck Kessie ka pësuar një lëndim gjatë ditës së djeshme në stërvitje, transmeton lajmi.net.
Kessie kishte ndjerë një dhimbje në kofshë që fillimisht nuk dukej se ishte diçka serioze, por pas ekzaminimeve mjekësore të ditës së sotme është bërë e ditur që ai ka pësuar një lëndim.
Mungesa e Kessiet nuk dihet se sa e madhe do të jetë, por Milani po mendon për transferimin e një mesfushori të ri pasi edhe Bennacer po ka probleme me lëndimet. Objektivi i italianëve është futbollisti i Bordeaux, Yacine Adli.























