Pep Guardiola kundër të gjithëve, është ai njeriu për t’u mundur
BKT
Sport

Pep Guardiola kundër të gjithëve, është ai njeriu për t’u mundur

Pep Guardiola kundër të gjithëve. Në vitin e tij të 6-të në stolin e Manchester City-t, trajneri katalanas synon të fitojë për herë të katërt Premier League-n.

Njeriu për t’u mposhtur në Angli është ai, edhe pse konkurrenca këtë sezon është shumë e fortë. Para të gjithë kolegëve, ai që synon t’i rrëmbejë spektrin është Thomas Tuchel, fitues i Champions League-s, pikërisht në finalen kundër City-t të Guardiolës, në fund të majit, dhe i Superkupës Europiane, pas finales së fituar me penallti, të mërkurën e shkuar, kundër Villarealit.

Gjatë kampionatit të kaluar, që nga janari në qershor, kur zëvendësoi Lampardin, Tuchel fitoi 11 ndeshje nga 14, duke e mbyllur me vend të katërt me Chelsea-n.

Ky është sezoni i tij i parë anglez që nis që nga fillimi. Objektivi i deklaruar është për të sjellë sërish titullin në “Stamford Bridge”, pas 4 vitesh agjërimi, ku për herë të fundit Premier League-n e fitoi Conte në vitin 2017-ën.

Guardiola duhet të ruhet edhe nga një gjerman tjetër, Jurgen Klopp, i vetmi trajner që ia doli që me Liverpulin e tij një vit më parë të thyente diktatin e Citizens. Klopp tanimë është një veteran në Premier. Arriti aty në tetorin e 2015-ës dhe që atëherë ka çuar Liverpoolin në elitën e futbollit europian, duke fituar një titull kampion pas 30 vitesh mungese dhe sidomos Championsin në 2019-ën. Sezoni i “The Reds” vitin e kaluar ishte jo dhe aq i mirë, pasi e mbylli me plot 17 pikë distancë nga skuadra e Guardiolës.

I fundit nga 4 trajnerët që të paktën në letër janë gati të luftojnë për titullin është Ole Solskjaer. Norvegjezi duhet të demonstrojë se është me të vërtetë një trajner i nivelit të lartë. Pas epokës së shenjuar nga triumfet e Alex Fergusonit me titullin e fundit në 2013, Manchester United ka provuar jo pak, nga Moyes e Van Gaal e deri te Murinho, pa mundur të kthehet lider në Angli.

Pas vitit të parë të mbyllur në vendin e 6-të, Solskjaer ka shënjestruar një vend të tretë dhe një të dytë, duke konfirmuar një rritje gjithsesi domethënëse që pret vetëm certifikimin e titullit.

Premier League këtë vit shikon rikthimin në Angli të Rafa Benitez, gjithmonë në Liverpool, ku kishte jetuar sezone të lumtura, por këtë herë në stolin e Evertonit. Por Rafa duket se e ka humbur prej vitesh prekjen magjike, aq sa trofetë e fundit të fituar nga spanjolli datojnë në vitin 2014, kur në stolin e Napolit fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën. Tek Evertonin, askush nuk i kërkon titullin, por ka si objektiv një vend në Champions.

Në vitet e fundit, Leicesteri i Brendan Rodgers nuk ka arritur për një fije të kualifikohet në Champions, takim ku mungoi për vetëm një pikë vitin e kaluar, për katër pikë dy vjet më parë, dhe gjithmonë vendi shkoi në favor të Chelseat. Rodgers konsiderohet nga shumëkush një trajner i aftë të rritë akoma nivelin e tij dhe ky mund të jetë viti i duhur.

Ka shumë kuriozitet edhe përreth Leeds të Marcelo Bielsas, që me 66 vitet e tij është edhe trajneri më i moshuar i Premier League-s. Sezonin e kluar Leeds e mbylli me një vend të 9-të shumë dinjitoz, ndërsa tani ambiciet janë rritur. Pritet në kampionat edhe Patrick Viera në eksperiencën e tij të parë në Angli si trajner pas trevjeçarit të mbyllur me pushimin nga puna te Nice.

E nëse skocezi David Moyes bëri një punë të mirë me West Hamin, ku e mbylli në vendin e 6-të vitin e kaluar dhe gëzon shumë besim në anët e “Queen Elisabeth Stadium”, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për portugezin Nuno Espirito Santo, që praktikisht i ngeci Tottenhami nga bashkatdhetari i tij Jorge Mendes, pasi Spursat kishin kthyer pas Genaro Gattuson.

Në fund edhe disa kuriozitete: trajnerët më të rinj të Premier League-s janë dy spanjollë, 39-vjeçari Mikel Arteta i Arsenalit dhe 40-vjeçari Francisco Munoz Xisco, që riktheu në Premier League Watfordin pas vetëm një viti në Championship.

Të huajt, në stolat e Premier League janë plot 14 dhe vetëm 3 trajnerë janë anglezë apo më mirë të themi britanikë, në asnjë kampionat tjetër europian prezenca e trajnerëve të huaj është kaq masive.