19:23 / 13.08.2021
Vestergaard kalon te Leicesteri
Jannik Vestergaard karrierën do ta vazhdojë te Leicester City.
Leicesteri ka arritur marrëveshje me Southamptonin për transferimin e Vestergaard.
Klubi anglez ka shpenzuar rreth 20 milionë euro për blerjen e futbollistit.
Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare të vlefshëm deri në qershor të vitit 2024.
Vestergaard është shprehur i lumtur me këtë lëvizje.
“Unë jam shumë i lumtur dhe jam vërtet i emocionuar për të vazhduar. Është një klub i veçantë që ka bërë shumë mirë gjatë viteve të fundit”, tha ai.
“Projekti i klubit është shumë serioz, njoh disa lojtarë këtu dhe besoj që do përshtatem lehtë me këtë aventurë të re”, përfundoi Jannik Vestergaard.























