08:43 / 14.08.2021
Vdes në moshë të re nëpunësi i Komunës së Pejës, Agron Kastrati
Ka humbur jetë ditën e djeshme, nëpunësi i Komunës së Pejës, Agron Kastrati.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.
“Në këto çaste të rënda, bashkëndje dhimbje e pikëllim për ikjen nga jeta të mikut tonë, i cili do të jetë përherë në kujtimet tona.
Ngushëllime familjes Kastrati dhe gjithë juve shokë,kolegë dhe atyre që e njohën”, shkruan Muhaxheri në Facebook.























