Ky është reagimi i tifozëve të PSG-së pasi Mbappe shënon gol
BKT
Sport

Ky është reagimi i tifozëve të PSG-së pasi Mbappe shënon gol

Tifozët e Paris Saint Germain kanë festuar për pak kohë golin e dytë pa e kuptuar se kush ishte shënuesi.

Kylian Mbappe shënoi për PSG kundër Strasburgut dhe kjo nxiti trans në “Parkun e Princërve”.

Në xhirime të postuara në rrjetet sociale shihet gëzimi i tifozëve. Por, sapo e kuptojnë se cili ishte autori i golit, atyre u shuhet gëzimi.

Para ndeshjes, ishin pikërisht tifozët vendës që vërshëllyen Mbappen, pasi ky i fundit deklaroi se nuk dëshiron të luajë krahas Messi dhe se dëshiron të kalojë në radhët e Real Madridit.