Kaçaniku destinacion i shumë vizitorëve nga vendi dhe jashtë
Venera Xhoxhaj-Adili, RTK
Bukuritë natyrore në fshatrat e Kaçanikut janë bërë destinacion i shumë vizitorëve nga vendi dhe jashtë.
Qeveria lokale ka zgjeruar investimet infrastrukturore ndërsa është në proces të dhënies së pronave publike në shfrytëzim për investitorët. Përveç hapësirave rreth lumit vizitorëve u ofrohen shërbime edhe në gastronomi pas investimeve që kanë bërë qytetarë nga diaspora.
Peizazhet e bukura nga rrjedhja e ujit të lumi Lepenc janë të parezistueshme për ata që adhurojnë qëndrimin në natyrë.
Qytetarë të shumtë të rrethit të Kaçanikut por edhe më gjerë shpesh zgjedhin të kalojnë ditët me vapë bashkë me familje në këto hapësira.
Lepenci nuk është i vetmi vend në këtë rajon ku mund të zhvillohet turizmi. Madje komuna përmes një projekti ka nis që të jap pronat publike në shfrytëzim në mënyrë që të tërheq investitorët.
Bahri Selimi, drejtor i Financave Ekonomisë dhe Zhvillimit, tha se kanë punuar që të përmirësohet infrastruktura.

Idenë për t’u kthyer në vendlindje e realizuan dy vëllezër nga fshati Strazhë përmes këtij projekti me komunë.
Metush Lika, pronar i kompleksit “Luboten”, premton se do të marr në konsideratë produktet nga banorët në mënyrë që të ndihmoj ekonomitë familjare ndërsa pritet që të zgjeroj investimet edhe më tutje.

Zyrtarë komunal kërkojnë mbështetje edhe nga institucionet qendrore për të zhvilluar turizmin e krahas tij edhe ekonominë e vendit.
Bahri Selimi, Drejtor i Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit, tha se deri tani janë bërë disa ndryshime në infrastrukturë por ka nevojë edhe më tutje për përmirësimin e gjendjes.
Kaçaniku ofron shumë vende që përbëjnë histori përmes monumenteve brenda qytetit.























