Dje në Maqedoni të Veriut janë aplikuar 18.877 vaksina
BKT
Rajoni dhe Bota

Dje në Maqedoni të Veriut janë aplikuar 18.877 vaksina

Nga MSH thonë se dje janë aplikuar 18.877 vaksina, ndërsa 12.049 e kanë marrë dozën e parë. Gjithsej janë vaksinuar 599.716 qytetarë, transmeton Telegrafi.

“Në shtet janë aplikuar 1.079.049 vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 479.333 qytetarë. Me numrat e fundit 68% e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë, 65% e popullatës mbi 65 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë, 61% e popullatës mbi 60 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa 51% e atyre mbi 50 vjeç, poashtu e kanë marrë të paktën një dozë”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se procesi i vaksinimit zhvillohet në territorin e të gjithë shtetit, me ndërrime të ekipeve mjekësore.

Faqja vakcinacija.mk është e hapur për të caktuar termin për vaksinimin e fëmijëve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota