16:24 / 19.08.2021
Spitali i Pejës, 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë
Në spitalin e Pejës aktualisht janë të hospitalizuar 69 pacientë me COVID-19.
Nga ky spital kanë bërë të ditur se 59 prej pacientëve janë në oksigjenoterapi, 4 në CPAP, ndërsa 17 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për ndonjë person të shëruar nga ky spital. /Zëri























