Me dokumente false në aeroport, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë
BKT
   Komunat

Me dokumente false në aeroport, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës njofton se ë dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti  te kontrolla e dokumenteve në shkuarje ka prezantuar  pasaportë të një shteti shteti tjetër,  e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në aerportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta te kontrolla e dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportë të një shteti tjetër, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


MË SHUME NGA    Komunat