Juventuso lëshon epërsinë prej dy golave dhe barazon me Udinezen
BKT
Sport

Juventuso lëshon epërsinë prej dy golave dhe barazon me Udinezen

Nën drejtimin e trajnerit të ri Maximiliano Allegri Juventusi nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Serie-A.

“Zonja e Vjetër” ka barazuar me rezultat 2-2 me Udinese edhe pse ishte në epërsi prej 2-0 pas pjesës së parë, përcjellë KosovaPress.

Dybala në minutën e tretë dhe Cuadrado në të 23’ tën ia mundësuan Juventusit që të shkonte me një qetësi të madhe ne pushimin mes dy pjesëve, por gjerat ndryshuan për të keq në pjesën e dytë.

Nje penallti e akorduar në minutën e 51’ u kthye në gol nga Pereyra për të ngushtuar fillimisht epërsin e “Bianconerëve”, por vendasit nuk u mjaftuan me kaq duke kërkuar golin e barazimit të cilin edhe e arritën në minutën e 83’ kur realizoi Deulofeu.

Në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Cristiano Ronaldo, por që as kjo nuk i ndihmoi mysafirët për t’i arkëtuar tre pikët e para.