21:57 / 22.08.2021
Shqiptarët ia sigurojnë fitoren Konyasporit ndaj Basaksehirit
Skuadra urke Konyaspor ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme ne Superligën e Turqisë duke fituar me rezultat 2-1 ndaj Basaksehirit.
Pasi ishin duke humbur me rezultat 1-0 pas pjesës së parë, në fraksionin e dytë të ndeshjes lojtarët shqiptar të kësaj skuadra morën gjithçka në dorë për ta përmbysur rezultatin, përcjellë KosovaPress.
Fillimisht shifrat në 1-1 i barazoi mesfushori nga Pogradeci Endri Çekiçi në minutën e 51, kurse Sokol Cikalleshi në minutën e 87’ realizoi për 2-1 ndërsa asistues te goli i tij ishte shqiptari tjetër Zymer Bytyqi.
Konyaspori ka dy fitore nga dy ndeshjet e para dhe renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë aq sa ka edhe skuadra e Altay ne vendin e parë.























