Daut Haradinaj: Kodra e Trimave do ta ketë vëmendjen që e meriton
BKT
   Komunat

Daut Haradinaj: Kodra e Trimave do ta ketë vëmendjen që e meriton

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me fushatën për kryeqytetin.

Haradinaj këtë herë ka vizituar lagjen Kodra e Trimave, lagje kjo sipas tij, e lënë në harresë nga qeverisjet e kaluara. 

Duke shpalosur planet e tij për këtë lagje, Haradinaj ka thënë se do të punojë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara ndër vite. Çështjet e pronësisë, plani rregullativ, gjetja e një formule për lejimin e ndërtimit të lartë, ndërtimi i palestrave sportive janë disa që Haradinaj thotë se do trajtohen me urgjencë në këtë pjesë të kryeqytetit. 

 

Postimi i plotë i Haradinajt: 

Kodra e Trimave do ta ketë vëmendjen që e meriton. Problemet e grumbulluara të kësaj lagje do të trajtohen e zgjidhen veç e veç. 

Kemi analizuar në detaje çdo rrugë e çdo pjesë të kësaj lagje të kryeqytetit. Kemi plane konkrete për zgjidhjen e tyre. 

 

#eparaPrishtina

#punamarë 


MË SHUME NGA    Komunat