Totaj publikon fotografi: Rrugë të shkatërruara gjithandej në Prizren
Shaqir Totaj, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet e 17 tetorit, ka reaguar lidhur me gjendjen infrastrukturore ne një lagje të Prizrenit.
Totaj ka publikuar edhe disa fotografi të rrugës, për të cilën ka thënë se tek lagja mbi spitalin e qytetit.
Postimi i Totajt:
Rrugë të shkatërruara gjithandej në Prizren…
Qytetarët vazhdimisht po shprehin shqetësimet e tyre për rrugët e shkatërruara në çdo cep të qytetit të Prizrenit!
Fotografitë, faktet dhe ankesat që po dërgohen në adresat tona janë të panumërta…
Këto fotografi janë nga lagjja mbi spitalin e Prizrenit në qytet, me muaj të tërë e paasfaltuar dhe në gjendje të shkatërruar…
Qytetarët hasin vështërsi për të zhvilluar jetën e tyre normalisht…
Me mua Kryetar të Komunës së Prizrenit, nuk do ketë rrugë të paasfaltuar e projekte të tejzgjatura!
#përPrizrenin.


























