Romano konfirmon transferimin më të ri të Atletico Madridit
Skuadra spanjolle Atletico Madrid raportohet se ka arritur marrëveshje për ta transferuar sulmuesin brazilian Matheus Cunha këtë verë, dhe lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Atletico ka arritur marrëveshje me skuadrën e Hertha Berlinit për blerjen e Matheus Cunha për një shumë afro 30 milionë euro.
Marrëveshja mes dy klubeve dhe lojtarit thuhet se është arritur, dhe tani ka mbetur vetëm të caktohet data për të përfunduar testet mjekësore, para se të zyrtarizohet transferimi.
Për Cunhan, interesim kishte shprehur edhe skuadra angleze Everton, por Atletico arriti që ta bind sulmuesin brazilian që të kalojë në “Wanda Metropolitano”.
Sezonin që lamë pas, Cunha kishte bërë 28 paraqitje në të gjitha garat për Hertha Berlinin, duke regjistruar tetë gola dhe shtatë asistime mbi emrin e tij.























