Kualifikohen Young Boys, Malmo dhe Benfica
BKT
Sport

Kualifikohen Young Boys, Malmo dhe Benfica

Janë mësuar emrat e tre skuadrave që do marrin pjesë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Young Boys, Malmo dhe Benfica kanë siguruar sonte (e martë) kualifikimin tutje.

Young Boys mposhti Ferencvarosin e Mryto Uzunit me rezultat të përgjithshëm  (6 – 4).

Malmo u kualifikua duke eliminuar Ludogoretsin me rezultat të përgjithshëm 2 – 3, derisa Benfica eliminoi PSV-në (1 – 2).

Nesër do zhvillohen edhe tre sfida të tjera, ku do mësohen emrat e tre skuadrave të fundit që do jenë pjesë e fazës grupore.

Gjasa kanë Dinamo Zagreb i Lirim Kastratit dhe RB Salzburgu i Mërgim Berishës.