Werner refuzoi transferimin te Interi
BKT
Sport

Werner refuzoi transferimin te Interi

Interi është afër sigurimit të shërbimeve të Joaquin Correa, por më parë ishte përpjekur të nënshkruante me Timo Werner nga Chelsea, i cili thuhet se refuzoi një transferim te Nerazzurrët.

Werner kaloi një sezon në Stamford Bridge, duke shënuar 12 gola në 55 paraqitje me Blutë.

Këtë sezon, 25-vjeçari pritet të marrë më pak kohë lojë pasi Romelu Lukaku i është bashkuar gjigantëve të Ligës Premier nga Interi.

Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, Werner mund të kishte udhëtuar në drejtim të kundërt, duke u shkëmbyer pjesërisht nga klubet, por sulmuesi gjerman vendosi të qëndrojë në Stamford Bridge, ku kontrata e tij përfundon në qershor 2025.

Interi tani është afër finalizimit të një marrëveshje për sulmuesin e Lazios, Correa, i cili do të ribashkohej me Simone Inzaghi në Inter.

Correa nuk ishte as në stol në ndeshjen e parë të Lazios në Serie A kundër Empoli të shtunën dhe besohet se tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Nerazzurrët, transmeton Telegraf.

Kampionët e Serie A janë afër sigurimit të shërbimeve të tij për 30 milionë euro plus bonuse.