Kane konfirmon qëndrimin te Tottenhami këtë sezon
Harry Kane ka konfirmuar me anë të një postimi në mediat sociale se ai do të qëndrojë në Tottenham Hotspur për pjesën e mbetur të sezonit 2021/22.
Sulmuesi 28-vjeçar është lidhur me një transferim të madh te Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës.
Megjithatë, pas shumë zërave dhe thashethemeve, Kane njoftoi të gjithë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të mërkurën, se ai do të mbetet te Spurs.
“Ishte e pabesueshme të shihje pritjen nga tifozët e Spurs të dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet e mbështetjes që kam pasur në javët e fundit”.
“Unë do të qëndroj në Tottenham këtë verë dhe do të jem 100 për qind i fokusuar në ndihmën e ekipit për të arritur sukses”, shkroi Kane, transmeton Telegraf.
Javën e kaluar, Manchester City bëri një ofertë prej 125 milionë funtesh për kapitenin e Anglisë, por ajo u refuzua nga kryetari i Spurs, Daniel Levy.
Tani, drejtuesit e klubit nga Etihad pritet të hidhen në sulm për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.























