AVONET- Haskukës: Nuk ta panë “hajrin” qytetarët, por jaranat!
BKT
   Komunat

AVONET- Haskukës: Nuk ta panë “hajrin” qytetarët, por jaranat!

Rrjeti i OJQ-ve AVONET sot ka realizuar një performancë pranë objektit të zyrës së Kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Haskuka, duke shprehur shqetësimin lidhur me keq-qeverisjen dhe mos transparencën e të parit të Prizrenit.

Se kryetari Haskuka nuk i ka shërbyer qytetarit, e ka vërtetuar edhe Raporti i Auditorit të
Përgjithshëm. I njëjti Raport vërteton se z.Haskuka dhe Kabineti i tij i kanë shërbyer
personave familjar dhe grupeve të interesit të lidhura me qeverisjen e tij.

Zyra e Prokurimit të Komunës së Prizrenit është nga zyret në të cilën janë identifikuar me së
shumti shkelje të rënda në Kosovë. Në këtë zyrë kanë fituar tenderë kompani të lidhura
ngushtë me zyrtarë të pushtetit aktual në Prizren, të cilat janë shërbyer me dokumente të
falsifikuara dhe me fatura fiktive, duke vendosur kritere favorizuese për kompani të caktuara.

Nepotizimi e ka ngulfatur administratën dhe personelin e Komunës së Prizrenit duke krijuar
neglizhencë, politizim të shkollave dhe për rrjedhojë administrata nuk është më funksionale.

Kryetari Haskuka ka të emëruar drejtor komunal, të cilët kanë aktakuza të konfirmuara dhe
po ashtu, zyrtarë që janë arrestuar gjatë këtij mandati qeverisës për keqpërdorim të detyrës
zyrtare, por ajo që e bën edhe më skandaloze këtë qeverisje është se aty ka individ që
udhëheqin komunën nga kafiteri dhe shtëpi.

Kryetari Haskuka nuk është transparent, ngase ai nuk u përgjigjet kërkesave për takim jo
vetëm të qytetarëve, por edhe të OJQ-ve e institucioneve tjera që monitorojnë punën e
komunës. Shqetësimet për mos transparencë dhe llogaridhënie janë shprehur nga shumë
faktorë relevant, të cilët kanë vlerësuar se është më lehtë të takohet Kryeministri i Kosovës
se Kryetari i Prizrenit!


MË SHUME NGA    Komunat