11:46 / 26.08.2021
KB Prishtina transferon Jani Palokajn
Jani Palokaj pritet të jetë përforcimi i radhës i klubit basketbollistik Prishtina. Klubi ka njoftuar se tashmë drejtuesit e klubit janë takuar me lojtarin.
NJOFTIMI
Presidenti Burim Maraj dhe drejtori i klubit Edmond Azemi takuan super talentin shqiptar nga Kroacia Jani Palokaj. Jani ka nënshkruar kontratën me klubin më të trofeshëm shqiptar. Jani u zotua që do të jap më shumë se maksimumin që t'i arrijë synimet e klubit nga kryeqyteti.























