Inter prezanton Joaquin Correan
BKT
Sport

Inter prezanton Joaquin Correan

Inter më në fund ka zyrtarizuar në faqen zyrtare të klubit, transferimin më të fundit, sulmuesin Joaquin Correa nga Lazio.

Argjentinasi i bashkohet Inter në formë huazimi me obligim të blerjes në fund të sezonit nga klubi Inter.

Shuma e obligimit të blerjes në mënyrë permanente do të jetë rreth 30 milion euro, ka konfirmuar Fabrizio Romano.

Correa ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare me klubin zikaltër, e vlefshme deri në qershor 2025.