18:38 / 26.08.2021
Edouard Mendy ‘gardiani’ i vitit
Është duke u mbajtur live ceremonia e hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve, dhe ndarja e çmimeve individuale për më të mirët e edicioni të kaluar.
Edouard Mendy është shpallur portieri më i mirë i sezonit nga UEFA.
Portieri i Chelseas kishte mbajtur më shumë porta të paprekura se çdo portier tjetër në Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar (9).
29-vjeçari mposhti në garë brazilianin Ederson nga Man City, dhe Thibaut Courtois nga Real Madrid.























