23:05 / 26.08.2021
E konfirmon kreu i PSG-së, Mbappe transferohet në Real
Kylian Mbappe do të jetë lojtar i ri i gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Oferta e fundit e “Mbretërve” për yllin francez është pranuar nga PSG-ja.
Presidenti i klubit nga Parisi, Nasser Al-Khelaifi, ka konfirmuar se Mbappe po transferohet në Real Madrid.
“Oferta e Real Madridit për Mbappe është pranuar dhe transferimi përfundon nesër”, ka thënë ai për Marca-n.























