Tottenham afër marrëveshjes me Barcelonën për Moriban
BKT
Sport

Tottenham afër marrëveshjes me Barcelonën për Moriban

Ilaix Moriba pritet të largohet nga Barcelona. Moriba refuzoi të rinovonte kontratën me Barcelonën dhe klubi menjëherë e vendosi në shitje.

Drejtuesit e ekipit spanjoll kanë mbetur të zhgënjyer me sjelljet e futbollistit që kërkonte pagë të lartë, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, Tottenham duket shumë afër marrëveshjes me ‘Blaugranët’ për transferimin e mesfushorit.

Gjiganti spanjoll po kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin që ka kontratë me klubin deri në vitin 2022.

18-vjeçari pritet ta mbyllë aventurën në Spanjë pas vetëm një sezoni ku debutoi dhe ishte afër të merrte një vend në formacionin titullar, megjithatë kërkesat e larta të tij kanë bërë që ai të largohet.