11:03 / 28.08.2021
Sot ndeshen dy skuadrat e sapongjitura në Superligë, Ulpiana - Malisheva
Xhiroja e dytë e Superligës së futbollit vjen me një ndeshje interesante. Ulpiana, skuadër e posangjitur në Superligë ndeshet me skuadrën tjetër të sapongjitur në Superligë, me Malishevën.
Ndeshja pritet të zhvillohet nga ora 17:00. Gjithashtu sot luhet edhe ndeshja tjetër Drita - Llapi.
Ndeshjet e tjera të xhiros së dytë luhen nesër.























