15:23 / 28.08.2021
City deklason Arsenalin në një ndeshje ku Xhaka u ndëshkua me të kuq
5-0 e ka mposhtur Manchester City Arsenalin. Kjo ka ndodhur në një ndeshje ku Granit Xhaka u detyrua t`i braktisë shokët pasi doli me karton të kuq.
Ferran Torres dy herë e Ilkay Gundogan, Gabriel Jesus e Rodri nga një herë ishin realizatorët e golave.
Xhaka ndërhyri me të dyja këmbët ndaj lojtarit kundërshtar, çka gjyqtari i takimit, Mark Atkinson, e vlerësoi si ndërhyrje të rëndë, duke e larguar nga loja.























